Ilir Hoxha

Biografia dhe shkrimi

Në lokalet e restoranit të biznismenit shqiptar Abdullah Bashota u bë promovimi i tre librave të autorit Ilir Hoxha. Kjo ditë ishte dhe shkas për këtë promovim. Dita e Pavarsisë së Kosovës.Në një ambijent vërtet festiv, kjo ceremoni rrodhi në mënyrë shumë të ngrohët. Në fillim të ceremonisë, u bë intonimi i hymnit të Kosovës, nën oreolën e flamurit të Kosovës dhe flamurit të Shqipërisë. Pastaj me një minutë heshtje iu dha posta e lavdisë për të gjitha gjeneratat të cilët kanë kontribuar dhe sakrifikuar për pavarsinë e Kosovës.

Autori i këtyre tri novelave mbajti një orë letrare me këtë rast. Nga tri novelat lexoi nga ca sekuenca . Ishte një ambijent vërtetë artistik. Mori sekuenca nga novela”Odisea e foshnjës së vjedhur “, mori ca sekuenca edhe nga novela autobiografike”Jetëshkrimi i im”, në fund mori ca sekuenca nga novela”Gështenjat e Dukagjinit”. Ishin këto sekuenca që auditoriumi i priti me një ngrohtësi të mirë.Pasoi një debat dhe tërë ceremonia përfundoj në një mënyrë shumë festive, sidomos për Ditën e Pavarsisë së Kosovës.

Ilir Hoxha, 17, Shkurt. 2010, Aukland, Zelanda e Re

Kontakti

Email: mr.sc.ilirhoxha@hotmail.com
Adresa: Mr. ILIR Hoxha
1A Brenton Place
ORAKEI
AUCKLAND
New Zealand

Posted in Home | Comments Off